Rivalë kohëgjatë në fushë, njëri me bluzën e Romës, tjetri me atë të Juventusit, bashkëlojtarë në përfaqësuese, ata janë përgjithnjë miq. “Princi” roman i ka shkruar një letër emocionale portierit legjendar, Xhanluixhi Bufon, që ndodhet në udhëkryqin më të vështirë në karrierën e tij.
“Edhe unë jam ndodhur në gjendjen, në të cilën ndodhesh, ti, tani. Edhe unë me një kokëfortësi të madhe nuk mund ta shkëpusja nga vetja bluzën e ekipit tim, ndërkohë që unë vazdhimisht jam përpjekur të mësoj nga racionaliteti yt. Edhe për mua ka qenë e vështirë, madje shqetësuese, që ta rrumbullakosë rrethin. Tani që, ti, lajmërove lamtumirën tëndë nga nga Juventusi, i dashur Xhixhi, mua më përfshinë përsëri ndjenjat, ashtu si para 12 muajsh. Nuk mund të të them sesi do të ndjehesh, ti, nesër, në stadiumin tënd dhe nuk mund të të them se çfarë mendimesh do të kalojnë ty në kokë, nëse do të vazhdosh të ecësh përpara apo ta ndërprerësh rrugën. Secili ka mendjen e vet.
Por, jam i sigurt se, gjatë këtyre ditëve, ty do të ndodhë që ta mbledhësh mbrapsht ‘filmin’ e karrierës tënde. Dhe është bukur që ne në ‘filmat’ tanë kemi që të dy të njëjtën pjesë të përbashkët. Ne jemi takuar si fëmijë, gradualisht u bëmë sportistë, kapitenë dhe njerëz. Ne kemi veshur një bluzë me të njëjtën ngjyrë, atë blunë, por, ndërkohë, kemi veshur dhe kemi luftuar edhe për një bluzë me ngjyrë tjetër, unë për atë kuqeverdhe, kurse ti për atë bardhezi.
Shoh në mëndje net Mundiali, kupën në qiellin e Berlinit, përqafimet tona. Mua më përzihen në mëndje disa goditje të mia, me të cilat unë të kam mposhtur, por edhe disa pritje të tua, nga të cilat mund të më kishe kursyer. Unë dua të të them, ty, faleminderit për atë se ke qenë edhe kundërshtari im dhe edhe bashkëlojtari im.
P.S. Nëse, në ditët e ardhshme, do të kesh nevojë për ndonjë këshillë timen, bjeri telefonit, sepse, për ty, unë jam gjithnjë këtu.
Françesko Toti
Sfidanti.al