I karikuar dhe i motivuar, Robero Mançini mezi po pret qe te nise aventuren e tij me perfaqesuesen Italiane dhe kete kerkon ta beje ne menyren me te mire.
‘Si do ta quaja thirrjen per ne Kombetare? Italia e rilindjes-tha Mançini gjate eventit ‘Kickoff 2018′ e organizuar nga FIGC ne Koverçano-zakonisht nga zhgenjimet e medha lindin triumfe te medha. Kam shume besim, Kombetarja do te kete nje te ardhme te mire’.
Mançini te shtunen publikoi emrat e futbollisteve te grumbulluar per 3 ndeshjet e radhes miqesore te Te Kalterve dhe Mançini eshte i bindur se futbollistet e tij do te dine te shfaqin te gjithe krenarine e tyre.
‘Lojtaret do te dine te tregojne krenarine dhe te enderrojne per te qene serish ne elite-vijoi Mançini-jam optimist, kemi lojtare te mire edhe pse ndoshta me pak se ne te kaluaren. E rendesishme eshte qe ata te fitojne besim. Kombetarja do te dije te gjeje rrugen e duhur’.
Sfidanti.al