Laporta: Barcelona do të luftojë për titullin e Ligës së Kampionëve

Presidenti i klubit të Barcelonës, Joan Laporta pretendon se mund ta fitojnë trofeun e Ligës së Kampionëve këtë sezon. Blaugranët kanë pak gjasa të jenë në gjendje të luftojë për titull në La Liga me Real Madridin që kryeson ligën me tetë pikë epërsi ndaj rivalëve të tyre në El Clasico. Pa Kupën e Mbretit për të konkurruar, fokusi i Barcelonës është në kualifikimin për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe vetë garën e vitit 2024. Barazimi 1-1 i ndeshjes së parë të 1/8-tës kundër Napolit ishte një rezultat pozitiv për skuadrën e Xavi Hernandez dhe ata janë të sigurt për të kaluar në fazën tjetër. Real Madridi dhe kampioni në fuqi, Manchester City janë favoritët e mëdhenj për të ngritur trofeun e famshëm në qershor, por Barcelona ka ambicie gjithashtu.

“Nuk po e hedhim poshtë peshqirin, do të luftojmë për Ligën e Kampionëve dhe për La Ligën”, ka thënë fillimisht Laporta për Mundo Deportivo. “Çdo gjë është e mundur. Barça na ka vetëm ne si tifozë të Barcelonës. Forca jonë vjen nga identiteti ynë”.

 

sfidanti.al