Kutinjo tek Bajerni, por çfarë do të bëhet me Nejmarin?!

Një lëvizje e madhe që mund të sigurojë një titull. Filip Kutinjo (në foto, në tribunë në Bilbao) tek Bajerni do të thotë një transferim prej mjeshtrash, të paktën përsa i përket bavarezëve, të cilët do ta marrin hua yllin e Brazilit dhe të Barcelonës. Pavarësisht kritikave të sezonit të kaluar, 27-vjeçari nuk duhet harruar se ishte një lider tek Liverpuli, pra mund të bëhet i tillë edhe në Mynih. Mjafton që akordi në parim të jetë përfundimtar (ashtu, siç duket se është), dhe që trajneri Niko Kovaç të dije të përshtasë lojën e skuadrës me cilësitë e lojtarit ofensiv.

Kutinjo i kushtoi Barcelonës nja 150 milionë euro, kur e mori nga Liverpuli, por nuk arriti të jepte të njëjtin rendimet në “Kamp Nou”, dukshëm i kushtëzuar nga prania e Lionel Mesit, e Maksuellit apo edhe e Usman Dembelesë. Bajerni realizon kështu operacionin e dytë të madh në pak kohë, dhe sërish në Spanjë. Më parë mori për 2 sezone si huazim Hames Rodrigezin, ndërsa tani Kutinjon.

Huazimi i brazilianit në “Alianc Arena” do të thotë se ai nuk mund të përdoret si “monedhë shkëmbimi” në megatransferimin e mundshëm të Nejmarit. Katalanasit, ose duhet të përdorin lojtarë të tjerë për këtë qëllim, ose të rrisin ofertën financiare, ose të heqin dorë nga Nejmari, që mund të shkojë tek Reali.

Sfidanti.al