Kumbulla, nuk ka ende një datë për rikthimin në fushë

Agjenti i mbrojtësit shqiptar Marash Kumbulla, Gianni Vitali, deklaron se rikuperimi po shkon mirë, ndërsa nuk bën dot parashikime të sakta për rikthimin e tij në fushë.

“Ka dëshirë të madhe, rikuperimi po ecën shumë mirë. Stafi mjekësor te Roma është i një standardi të lartë, dëshira e tij për t’u kthyer është sigurisht e madhe. Ai ndihet më mirë ditë pas dite dhe gjithashtu i ndihmon shumë moralit të tij. Kanë qenë ditë të vështira. Ne jemi I bindur se do ta shohim sërish në fushë sa më shpejt të jetë e mundur, duke respektuar gjithmonë kohën e nevojshme.“Gjithçka po shkon shumë mirë, por unë preferoj të mos bëj asnjë parashikim”, deklaroi ai.

sfidanti.al