Napoli i ka dhënë fund diskutimeve në lidhje me çështjen e Victor Osimhen, ndërsa ka dalë me një deklaratë zyrtare, pas fitores ndaj Udineses, e cila solli “paqe” në shtëpinë napolitane. Në një reagim zyrtar klubi i Napolit deklaron se kurrsesi askush nuk ka pasur si qëllim të tallej me sulmuesin, që siç theksohet në deklaratë, është shumë i vyer për ta.
Deklarata e klubit të Napolit:
“Napoli, për të shmangur çdo shfrytëzim mbi këtë temë, specifikon se nuk ka pasur kurrë qëllim të ofendojë ose të tallet me Victor Osimhen, i cili është një aset për klubin. Për ta demonstruar këtë, gjatë verës, klubi refuzoi me vendosmëri çdo ofertë të marrë për transferimin e sulmuesit jashtë vendit. Ajo çfarë transmetohet në mediat sociale, veçanërisht në “TikTok”, gjuha shprehëse është krijuar gjithmonë pa pasur asnjë qëllim talljeje dhe e njëjta gjë vlen edhe në rastin e Osimhenit. Sidoqoftë, nëse Victor kishte perceptuar ndonjë ofendim ndaj tij, ai nuk ishte qëllimi i klubit.”