Barcelona shëndosh buxhetin, rrit të ardhurat

Barcelona ka konfirmuar se ka reduktuar borxhin pasi klubi njoftoi një fitim neto prej mbi 300 milionë euro për sezonin 2022/2023. Të ardhurat komerciale të Barcelonës u rritën me 43 për qind, duke arritur në 351 milionë euro, pjesërisht falë një numri rekord të marrëveshjeve të reja sponsorizimi dhe shitjeve rekord nga Barca Stores.

Këto shifra vijnë edhe fal shitjeve të aseteve të klubit për të sjellë të ardhura. Kujtojmë që gjatë vitit të fundit, Barcelona ka shitur një pjesë të të drejtave televizive për 10 vitet e ardhshme ndërsa ka mbyllur përfundimisht edhe Barca TV. Një pjesë të madhe të të ardhurave klubi i ka arkëtuar edhe nga reduktimi i pagave e largimi i disa senatirëve.

sfidanti.al