Kukësi nis të mendojë për sezonin e ardhshëm

Kukësi do të luajë edicionin e arshëm në Kategorinë e Parë duke u rikthyer në nivelin e dytë të futbollit shqiptar pas më shumë se një dekade. Megjithatë edhe pse kanë mbetur dhe 3 javë deri në fund, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për finalen e Kupës së Shqipërisë ku do të përballet me Egnatian. Verilindorët do provojnë që të mbyllin ciklin në elitë me një trofe, ndonëse përballë do të kenë skuadrën kryesuese të kampionatit. Natyrisht e ardhmja ka shumë pikëpyetje, ndonëse në Kukës duan që të nisn një kapitull të ri e sa më parë të rikthehen në Superiore. Në skuadër priten shumë ndryshime, teksa Angelos Tafas me shumë gjasa pas finales së Kupës do të shtrëngojë duart e do të nsië një aventurë të re. Gjithashtu dhe sulmuesi Salami është një nga lojtarët që ka tërhequr interesin e disa skuadrave, por për anësorin Kukësi kërkon një shumë të kondiderueshme financiare për ta lënë të lirë. Kukësi në aventurën e tij në Superiore ka arritur që të fitojë titullin në sezonin 2016-2017, ndërkohë që ka fituar dhe 2 Kupa e 1 Superkupë.

sfidanti.al