Kujt i duhet Interi, në Serinë A golat i shënon Atalanta e Berishës

Interi mund të jetë në vendin e tretë në renditje, dhe një nga skuadrat më të mira të kampionatit. Gjithsesi, kur vjen puna tek golat, ka të tjerë përpara zikaltërve. Surprizë është vetëm emri, pasi nuk është ndër tradicionalët. Kush ka shënuar më shumë këtë edicion në Serinë A, deri tani? Juvetusi? Napoli? Roma? Jo, më e mira në “klasë” është Atalanta me 39 rrjeta, një më shumë sesa juventinët, dhe 5 mbi Napolin e Romën.

Fitorja 6-2 në fushën e Sasuolos e konfirmoi se çfarë futbolli sulmues luan skuadra e trajnerit Gasperini. Josip Iliçiç realizoi tri herë, në një ndeshje ku Etrit Berisha ishte sërish titullar, por me Berat Gjimshitin që hyri vetëm në 8 minutat e fundit. Atalanta ka 28 pikë dhe është vetëm 4 pikë larg zonës Champions, një paraqitje e shkëlqyer dhe që ka ardhur në rritje, me fitoren ndaj Interit dhe barazimin pa fat kundër Juventusit.

Në ndeshjen e fundit të vitit, Roma bëri “autokritikë” duke fituar 2-0 në fushën e Parmës, Interi ia doli me rrjetën e Keita Baldesë në stadiumin e Empolit, ndërsa Lacio e Torino u ndanë në barazim 1-1.

Sfidanti.al