Ku janë yjet e rinj? Beteja e parave është sërish mes Ronaldos e Mesit!

Portugezi dhe argjentinasi janë sërish “peshat e rënda” të suksesit financiar në futboll, dhe kjo tendencë nuk po ka ndërmend të ndryshojë. Duke qenë prej të paktën 13 vjetësh më të mirë në fushë dhe jashtë saj, dy yjet më të mëdhenj të epokës vazhdojnë duelin e pavare të pashqetësuar nga rivalët. Sipas revistës “Forbs” (Forbes), këtë vit është Kristiano Ronaldo që ka epërsinë me të ardhura që do të arrijnë në mbi 100 milionë euro (91.5 milionë paundë stërlina), duke përfshirë rrogën e shpërblimet tek Mançester Junajtidi, si dhe kontratat e sponsorizimit. Mesi do të ketë fitime prej rreth 94 milionë eurosh, ndërsa ka kontratë me Paris SG. Nëse argjentinasi do të kishte qendruar tek Barcelona, ai do të kishte qenë futbollisti më i paguar në botë, me të ardhura 112 milionë euro në vit. Shokët e ekipit të Mesit tek PSG-ja, Nejmar dhe Mbape janë në vend të tretë dhe të katërt në këtë renditje.

Sfidanti.al