Kthimi i tifozëve në Angli, 2 000 “topçinj” si 60 000 në “Emirejts”!

Çfarë mund të ndjejë njeriu kur provon diçka pas 8 muajsh? Duhet të pyesësh ata 2 000 fatlumë që patën fatin të blinin biletat për ndeshjen Arsenal-Rapid i Vjenës në Ligën e Europës, dhe që u dukën sikur e mbushën plot stadiumin “Emirejts” me kapacitet mbi 60 000 vende. Pas 8 muajsh, tifozët e futbollit u kthyen për një klub anglez, edhe pse jo në Premier Ligë, ndërsa autoritetet britanike i kanë lehtësuar disi masat kufizuese në sportin më popullor.

Festa pra ishte (thuajse) e plotë me londinezët që fituan 4-1 me gola të shënuar nga Lakazetë, Mari, Nketiah dhe Smith-Roui. Edhe rojet private (stjuartët) në “Emirejts” duartrokitën ardhjen e tifozëve, e po ashtu një kënaqësi të veçantë kanë ndjerë lojtarët në fushë.

Sfidanti.al