Napoli,vjen rinovimi për Gattuson deri në vitin 2023

Ivan Gennaro Gattuso është në momentin e rinovimit të kontratës së tij me Napolin. Stafi i presidentit të klubit italian Aurelio De Laurentiis, ka përgatitur tashmë dokumentacionin e duhur që i është dërguar Jorge Mendes që kujdeset për interesat e trajnerit të skuadrës napoletane

Mësohet se kontrata e re e Gattusos do të jetë deri në vitin 2023 dhe do të shoqërohet edhe me një rritje të pagës së tij  për cdo sezon në 2.3 dhe 2.5 milionë Euro, ndërkohë që me kontratën aktuale, trajneri kalabrez përfiton 1.4 milionë Euro në sezon. Po kështu për Gattuson do të jepen edhe bonuse të tjera që do të jenë të lidhura me objektivat e skuadrës.

De Laurentiis ka mbetur i kënaqur me punën e Gattusos, jo vetëm për faktin se solli një trofe në qytet, por edhe sepse ai diti të bashkojë një skuadër që nën drejtimin e Carlo Ancelottit pati shumë probleme. Tashmë nuk mbetet gjë tjetër vecse konfirmimi zyrtar i rinovimit të kontratës së Gattusos me Napolin që pritet të ndodhë javën e ardhshme.

Sfidanti.al