Ksavi falenderon Luis Enriken që nuk e mori Busketsin për Shqipërinë!

Trajneri i Barcelonës ishte duke folur për derbin me Realin, në të cilin do ta ketë mesfushorin, i cili nuk do të shqetësohet fare nga një grumbullim i mundshëm në kombëtare. Në një kalendar kaq të ngjeshur, Ksavi Hernandezit i bëhet nder i madh që Spanja nuk thërret Sergio Busketsin, njërin nga lojtarët më të rëndësishëm për të dyja skuadrat. “Ky është një veprim shumë i mirë i Luis Enrikes, – tha Ksavi, – e falenderoj shumë që nuk e mori Busketsin. Kjo na lejon të punojmë më të qetë”. Spanja ndaj Shqipërisë, në miqësoren e 26 marsit, do të luajë me futbollistë të tjerë, ndërsa Ksavi do ta ketë Busketsin në fushë për El Klasikon në “Santiago Bernabeu”, ku synon fitoren, por pranon se “Reali është favorit sepse luan në fushën e vet dhe sepse është lider i kampionatit”.

Sfidanti.al