Tjetër “tym i zi” në përpjekjet për rinovimin e kontratës së Dibalës!

Këtë herë nuk ishte problem se palët kishin diferenca, ndonëse nuk është se kanë rënë dakord apo janë afruar. Takimi i parashikuar mes përfaqësuesit të Paulo Dibalës dhe Juventusit nuk ndodhi për një arsye formale, sepse agjenti i argjentinasit, Horge Antun, nuk ka licencën e duhur të FIFA-s për të përfaqësuar futbollistin. Gjithsesi, mediat italiane shkruajnë se është përcaktuar një takim, por jo me Antunin. Nuk dihet sesi do ta presin vëllezërit Dibala këtë lajm, pasi Antun është njeri i tyre i besuar. Juventusi ofron 7 milionë euro në sezon për 3 vjet, ndërsa Dibala kërkon shumë më tepër (10 milionë euro në vit) dhe për një periudhë më të gjatë kohe, 4 apo 5 vjet.

Sfidanti.al