Ka shënuar deri tani 3 gola dhe ka shërbyer 7 asistë. Aspak gjë e vogël për një 19-vjeçar si Pedri, që ka qenë i dëmtuar për një periudhë të mirë të sezonit, dhe nëse do të kishte qenë mirë fizikisht, sot mund të kishte pasur 6 apo 7 gola dhe shumë më tepër asistenca. Mediat katalanase shkruajnë se Barcelona pret që Pedri të shënojë në “Bernabeu”, në El Klasikon e nesërm ndaj Realit. Ai e bëri shumë bukur në Stamboll ndaj Gallatasarajit në Ligën e Europës, ndërsa “El Mundo Deportivo” shkruan se mesfushori ka shtuar 4 kg masë muskulore kohët e fundit, gjë që e bën më të fortë dhe më rezistues. Në Barcelonë ëndërrojnë një fitore ndaj Realit dhe hapje të garës për titull.
Sfidanti.al