“Kryengritje” në Lids për shkak të lojtarit shqiptar të Maqedonisë së Veriut!

Në vitin 2000, në gjysmëfinalen e Kupës së atëhershme UEFA, dy tifozë të Lids Junajtidit humbën jetën në Stamboll, përpara sesa ekipi i tyre të luante ndaj Gallatasarajit. Ishin përleshje të dy palëve, diçka që nuk është harruar në qytet, dhe mjaft tifozë u mbushën me zemërim kur mësuan se Ezgjan Alioski, lojtar i Lidsit, do të shkojë tek Gallatasaraji. Mbrojtësi i Maqedonisë së Veriut me origjinë shqiptare është larguar nga klubi anglez, pasi nuk pati akord për rrogën, dhe besohet se do të luajë me skuadrën e Superligës së Turqisë. Tifozët e zbrazën zemërimin në rrjetet sociale duke shkruar se do ta harrojnë për fare Alioskin për këtë veprim, pavarësisht se çfarë ka bërë ai për ekipin e tyre. Gjithsesi, përderisa Lidsi nuk pranoi ta mbante, nuk duket se shqiptaro-maqedonasi ka bërë ndonjë tradhëti.

Sfidanti.al