Kryebashkiaku i Madridit kundër Vinicius: Të kërkojë falje

Fjalët e Vinicius (“nuk ka Kupë Bote për Spanjën nëse nuk përmirësohet në luftën kundër racizmit”) shkaktuan bujë në Spanjë dhe nuk i pëlqeu kryetarit të bashkisë së Madridit, José Luis Martinez-Almeida.

“Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se ka incidente raciste në shoqëri dhe se duhet të punojmë shumë për të eliminuar këto incidente raciste. Por është thellësisht e padrejtë ndaj Spanjës dhe, në veçanti, Madridit, të thuhet se jemi një shoqëri raciste dhe gjithashtu të rrezikojmë festimn e Kupës së Botës 2030”.

“Të kërkoj të kompensosh, duhet të kërkosh falje. Duhet ta dini se kur të ketë një incident racist do të na keni të gjithëve pranë, por nuk do të na keni të gjithëve në krah kur të thoni se jemi racistë, sepse nuk është e vërtetë. Kur bëni një gabim, duhet ta korrigjoni atë”. Kryebashkiaku i kryeqytetit spanjoll më pas shtoi: “Të jesh një futbollist i jashtëzakonshëm nuk do të thotë nuk mund të bësh gabime dhe këtë herë ai gaboi. Vinicius ka shumicën dërrmuese të shoqërisë spanjolle në krah për të luftuar racizmin, por ne nuk mund të jemi në anën e tij. Ai e quan praktikisht të gjithë shoqërinë spanjolle dhe në veçanti atë të Madridit raciste, unë nuk mund ta pranoj”.

sfidanti.al