Kroacia guxon të sfidojë, ekipi i shqiptarëve do të luajë me tifozë!

Flitet për gjysmëfinalen e parë të Kupës, atë mes Sllaven Belupos dhe Lokomotivës së Zagrebit, që do të luhet në 30 maj. “Jutarnji List” informon se planet janë që dueli në stadiumin e qytetit të Koprivnicës të jetë i hapur për publikun. Lajmin e madh, sipas të përditshmes së Zagrebit, e dha Federata Kroate e Futbollit (HNS), që sqaroi se “do të përpiqemi t’i kthejmë tifozët në stadium, që këtë sezon”.

Tek Lokomotiva e Zagrebit luajnë disa futbollistë shqiptarë si Myrto Uzuni, Albion Marku, Jon Mersinaj, Indrit Tuci, Enis Çokaj apo Lirim Kastrati, i huazuar nga Dinamo e Zagrebit dhe që bën pjesën në ekipin përfaqësues të Kosovës.

Sfidanti.al