Floyd Mayweather vihet sërish në qendër të polemikave. Ish boksieri amerikan është pikasur në një klub në Arizonë, ‘International Boutique Nightclub në Scottsdale, pa maskë apo masa të tjera mbrojtëse teksa merrte pjesë në një festë në pishinë me qindra persona të tjerë ku askush nuk e respektonte distancimin social.
Por Mayweather nuk u mjaftua me festën në pishinë dhe i plotësoi aktivitetet e argëtimit në kohën e pandemisë në një diskotekë, edhe këtu ai nuk kishte asnjë masë mbrojtëse. Dhe për ta mbyllur këtë, ai postoi videot nga festa në rrjetet sociale të cilat më pas i fshiu.
Kjo sjellje ishte një goditje e fortë kundrejt të gjithë atyre që po vuajnë e luftojnë kundër coronavirusit. SHBA është vendi që po e paguan më shtrenjtë pandeminë globale me mbi 1.6 milionë të prekur dhe rreth 100 mijë të vdekur, ndërkohë që në Arizonë janë regjistruar 16 339 raste dhe 800 të vdekur.
Sfidanti.al