Ish-lojtari i njohur i Anglisë, Geri Lineker rrezikon vendin e tij të punës pranë BBC për shkak të qëndrimit mbi konfliktit në Gaza. “Ju e dini se nuk jam as mysliman dhe as hebre. Nuk jam as izraelit dhe as palestinez. Unë e shikoj këtë konflikt nga jashtë. Unë nuk kam parë asgjë më të keqe në jetën time. Pamjet ku fëmijët humbin jetën ç’do ditë më kanë trazuar dhe vajtoj ç’do ditë”, tha 63-vjeçari. Këto qëndrime të Lineker mund ta vendosin legjendën e futbollit ishullor në një tjetër konflikt me BBC, e cila është shumë e kujdesshme në këtë pikë. Qëndrimet e Lineker, i cili është prezantuesi i ndeshjes kryesore të javës në Premier Ligë pranë BBC, shpesh nuk janë përqafuar nga enti në fjalë. EDhe një vit më parë Lineker dhe BBC shkuan shumë pranë ndërprerjes së marrdhënies për shkak të qëndrimeve të mbajtuira nga ish-lojtari mbi politikat e Britanisë së Madhe për emigracionin.
sfidanti.al