Ka qenë një nga sulmuesit e fuqishëm të periudhës kur luante, ndërsa mbajti edhe post drejtues në Federatën Serbe të Futbollit. Darko Kovaçeviç duhet të quhet i lindur me këmishë, pasi i mbijetoi një atentati në lagjen e pasur Glifadha të Athinës. Ish-sulmuesi madje u tregua tepër i zoti, porsi një autor filmi, duke qendruar përtokë sikur të ishte i vdekur, ndonëse plumbat nuk e kishin kapur. Media beogradase, “B92”, njofton se Kovaçeviçi u dërgua në spital i lënduar në gju, por ky lëndim kishte ardhur si pasojë e hedhjes për t’i shpëtuar plumbave. Mediat greke shkruajnë se ishte një mrekulli që ai i shpëtoi atentatit, ndërsa ende nuk dihet se cili ishte shkaku i sulmit ndaj tij.
Sfidanti.al