Mendohej pikërisht se do të ishte një garë brenda Liverpulit. Sadio Mane apo Mohamed Salah, cili do të ishte i përzgjedhuri si Lojtari i vitit për Afrikën, ndërsa Rijad Mahrez, emri tjetër shumë i mirë i Mançester Sitit, mendohej në vend të tretë. Mane la pas më në fund rivalin dhe shokun e tij, Salahun, për të marrë “kurorën”. Ishte kjo fitorja e tij e parë, ndërsa egjiptiani kishte triumfuar në dy edicionet e fundit, dhe Mane kishte qenë gjithnjë i dyti. Rekordmen i çmimeve të tilla individuale mbetet Samuel Eto, që ka fituar 4 herë, po aq sa Jahja Ture, Abedi Pele (3), Zhorzh Ueah (3), apo Rozher Milla (2) e Salah (2).
Sfidanti.al