Kosovë e pavdekshme, kualifikim madhështor me hero Zenelin!

Një ngjarje e madhe futbollit ka ndodhur sonte, Kosova e vogël hapi derën e madhe të kontinentit europian dhe u kualifikua si e para e grupit, për në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve. Suksesi ishte 4-0 pikërisht ndaj rivalit kryesor, Azerbajxhanit, që kishte mbërritur në Prishtinë për t’i rrëmbyer kualifikimin.

Në të kundërt, azerët u detyruantë pranonin epërsinë e një ekipi përfaqësues fare të ri në moshë (edhe si skuadër, edhe si lojtarë), dhe sidomos të përkulej përpara një heroi si Arbër Zeneli. Sulmuesi i Herenvenit të Holandës, ishte autor i tre prej golave, ndërsa një tjetër, i treti, u shënua nga mbrojtësi i Dinamos së Zagrebit, Amir Rrahmani.

Kosova zuri vendin e parë në grupin 3 të nivelit D të Ligës së Kombeve, me 14 pikë, 4 fitore, 2 barazime, 0 humbje, dhe me golat 15-2. Pas saj u renditën Azerbajxhani me 9 pikë, Ishujt Faroe me 5 dhe Malta me 3 pikë.

Kosova pati këtë formacion: A. Muriqi, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Shala, Kryeziu, Rashica (Zhegrova 75’), Berisha (Halimi 89’), Zeneli. V. Muriqi (Nuhiu 69’). Tr. Shaland

Sfidanti.al