Kosova, Federata Rumune e Futbollit humb apelin

Federata Rumune e Futbollit ka humbur apelin që bëri në TAS pas dënimit që i dha UEFA për koret raciste që i drejtuan tifozët rumunë lojtarëve të Kosovës. Kështu Rumanisë do ti duhet të luaj pa tifozët e saj në ndeshjen e parë si pritëse në Kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Takimi në fjalë do të jetë ai Rumani-Bosnje & Hercegovinë, i cili do të mbahet më 21 mars. Ndeshja e marrë në gjykim është ajo e vlefshme për Nations League mes Rumanisë dhe Kosovës. Lojtarët miq dolën nga fusha në minutat e fundit pasi nuk pranuan që të përfundonin një takim ku tifozët vendas u kthyen në protagonistë me thirrje pro serbe dhe anti Kosovë. Atë takim UEFA vendosi që të mos vazhdonte më duke i dhënë fitoren 3-0 në ravolinë përfaqësueses rumune.

sfidanti.al