Ditmar Bicaj ndofta nuk mund të jetë fallxhori më i zoti në ekip, por ajo që ndodhi para ndeshjes me Teutën, me fjalët që i ka thënë arbitrit Jorgji, nuk është gjë tjetër, veçse një lexues i mirë i fatit të keq. “ Se mos do të japësh prapë penallti” – i ka thënë futbollisti njeriut me stemë, i cili në këtë sezon po tregon se i ka dalë frika dhe harta e gabimeve është bërë e lakmueshme edhe nga ata që janë pa stemë e pa ..damkë.
Më pas Bicaj sikur mban pak frena:“Nuk e shoh ambientin dashakeqës, përkundrazi, Vllaznia ka marrë aq sa ka merituar. Por, po të ishin të drejta vendimet e arbitrave, do të kishim katër ose pesë pikë më shumë. Isha shumë i bindur që sot do të kualifikoheshim, por jam shumë i qartë edhe kur them se takimin e vendosi ajo penallti. Kjo bëri që ekipi të kalonte në aventurë dhe pësuam edhe golin e dytë. Jam shumë i mërzitur për këtë”.
Sfidanti.al