Kampioni i botës në kategorinë gjysmë të mesme të Organizatës Botërore të Boksit (ËBO), Mani Pakiao, bëri një veprim jokonvencional për duelin e ardhshëm që, sipas planit, duhet të zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe. Legjenda filipinase bëri një anketë në rrjetin social Tëitter, duke pyetur tifozët e vet se kë duan ata si rival të tij të ardhshëm. Variante të mundshëm janë: Amir Kan, Xhef Horn, Terens Krauford dhe Kel Bruk. Deri katër orë para përfundimit të anketës, kishin votuar 31 290 veta dhe favorit kryesor i tifozëve ishte Amir Kani që mori 48 për qind të votave.
Sfidanti.al