Futbollisti i Mançester Junajtidit, Zllatan Ibrahimoviç, në një nga intervistat e tij të fundit, deklaroi se atij i kishin ardhur në majë të hundës sulmet e ndërsjellë mes boksierëve Konor Mek Gregor e Flloj Meiudherit dhe se, në vend që të kërcënojnë njëri-tjetrin, ata do të bënin mirë që të vinin dhe të ndesheshin me të. Konfrontimi mes Mek Gregorit dhe Meiudherit filloi në formë shakaje, por, momentalisht, ndodhet në rrugën për t’u bërë realitet, qëkur të dy boksierët kanë deklaruar se kanë synime serioze që të organizojnë një takim mes tyre. Ibra që zotëron “brezin e zi” në sportin e taekvondos, vuri në dukje se të dy boksierët e kanë tepruar, tanimë.
“Më ka ardhur në majë të hundës, duke dëgjuar për ‘dramën’ mes Gregorit dhe Meiudherit. Do të ishte mirë për të gjithë që ata t’i ndërpresin ofendimet e tyre dhe të vijnë të ndeshen me mua. Do të shohim se çfarë do të ndodhë, por unë jam i sigurt se ata të dy do të përfundojnë në spital”, theksoi Zllatani. Ashtu si Ibrahimoviçi, edhe Olivie Zhiru i Arsenalit, në formë shakaje, e ka sfiduar Mek Gregorin përmes Jutubit. Ndërkohë, futbollisti italian, Mario Baloteli, ka publikuar, kohët e fundit, një fotografi, ku thotë se Mek Gregori nuk mund të konsiderohet kampion i kampionëve, nëse nuk ndeshet me kikboksierin italian, Xhorxho Petrosian.
Sfidanti.al