Trajneri i Italisë, Xhampiero Ventura e cilëson fitoren e Italise plotësisht të merituar, duke deklaruar se Shqipëria kishte bërë pak gjë për të rrezikuar suksesin e të kaltërve.
“Në fillim kishim dëshirë për të treguar veten më shumë se sa duhet dhe kishte shumë vëmendje ndaj nesh. Nuk kishte rrjedhshmërinë e duhur. Por duhet theksuar se pas 30 sekondave të para nuk kishte më asnjë gjuajtje drejt Bufon.
Pjesa e dytë ishte më e mirë në planin e mentalitetit të lojës. Ishte një hap i vogël para dhe ekzistojnë kushtet për të bërë mirë”