Kapiteni i Italisë, Gianluigi Buffon, ka lavdëruar portierin e Kombëtares shqiptare Thomas Strakosha, pas fitores 2:0 të Italisë ndaj Shqipërisë.
Buffon lavdëroi edhe tifozët shqiptarë që përgëzuan atë për arritjen e 1000 ndeshjeve në karrierë.
“Më vjen shumë mirë që kam pasur edhe përgëzimin e popullit shqiptar pasi janë afër nesh dhe kemi një afrim historikisht”, tha Buffon për arritjen e 1000 ndeshjeve në karrierë.
“Strakosha ishte shumë i mirë dhe e ka merituar këtë debutim. Edhe me Lazion po luan ndeshje të mira kur po mungon Federico Marchetti. Po i bën gjërat në mënyrat më të mira të mundshme”, shtoi më tej Buffon