Besart Berisha është shprehur i zhgënjyer me humbjen 2:1 nga Islanda, madje edhe më shumë se kaq.
Sulmuesi shqiptar i Melbourne Victory, Besart Berisha, ka debutuar të shtunën për Kosovën. Ai luajti gjithë ndeshjen në humbjen 1:2 ndaj Islandës në “Loro Boriçi”.
Por, Berisha këtë ndeshje luajti si sulmues i dytë, diçka e kundërt me atë që bën në Australi.
Kjo duket se nuk i pëlqeu shumë pas në fund të ndeshje bëri të ditur se ai nuk kishte shumë topa në zonë, për faktin se pozitën e tij e zuri Atdhe Nuhiu.
“Nuk kisha shumë topa në zonë”, tha pas ndeshjes Berisha.