Janë të bërë zakonshme për Federatën Shqiptare të Futbollit, që të paktën ngushëllohet me faktin që ndeshjet e kombëtares vazhdojnë të luhen me tifozë. Gjoba e fundit e UEFA-s erdhi për shkak të sjelljes së tifozëve kuqezinj në përballjet ndaj Lihtenshtajnit dhe Spanjës. Bëhet fjalë për 25 000 franga zvicerane, sepse një pjesë e publikut ndezi flakadanë dhe hodhi fishekzjarre në fushë gjatë sfidave eleminatore të kampionatit botëror.
Rreziku ishte i madh për një dënim ndaj tifozëve, dhe ekzistonte mundësia që Shqipëria ta luante me dyer të mbyllura takimin e radhës në Botëror ndaj Izraelit. Për fat, Komisioni i Disiplinës në UEFA vendosi edhe këtë radhë dhe bëri një tjetër paralajmërim. Më herët, Federata Shqiptare u gjobit me 50 000 euro për shkak se disa tifozë ofenduan himnin e Maqedonisë po në Shkodër, ndërsa UEFA dha paralajmërimin e parë. Besohet se nëse edhe ndaj Izraelit, tifozët do të sillen keq, atëherë do të ketë dënim për t’i luajtur ndeshjet pa tifozë.
UEFA gjobiti 5 000 franga edhe Lihtenshtajnin sepse gaboi në organizimin e ndeshjes me Shqipërisë, ndërsa 30 000 franga ishte gjoba për Kosovën, për sjelljen e tifozëve në përballjen e Botërorit ndaj Kroacisë.
B. Kuka