Arsen Venger ka kërkuar nga Granit Xhaka që të kontrollojë emocionet në derbin londinez kundër Tottenhamit. Pas tre ndeshjeve mungesë prej pezullimitt, Xhaka pritet të luajë në derbin e Londrës veriore, por Venger ka thënë se është i shqetësuar me disiplinën e mesfushorit shqiptar, i cili ka marrë tre kartonë të verdhë e dy të kuq në 13 ndeshjet e para me Arsenalin.
“Jam pak i shqetësuar, sepse disiplina është e rëndësishme”, ka thënë Venger.
“Ne duam të jemi te plote me gjitha situatat që përballemi. Në një derbi është e rëndësishme të kontrolloni veprimet dhe të keni disiplinë të fortë, sepse është pjesë e efektit në këto lloj ndeshje”.
“Ai zakonisht është i qetë dhe i matur. Nganjëherë ka veprime impulsive. Ai e di këtë. Duhet të punojë që të kontrollojë veprimet e veta në lojë”