Trajnerit Murinjo nuk i vjen aspak ‘turp’ që të bëjë një prapakthehu, e madje dhe ta justifikojë vendimin e ri per Shvjashtager. Atehere, kur e braktisi, sjellja e tij ka shkaktuar një indinjate në Gjermani, sa Rumenige ka thënë se “futbollistët gjermanë duhet ta mendojnë mirë nëse një ditë marrin një ofertë nga Manester Junajted”
Në fillim të kësaj jave portugezi që drejton Manchester United riktheu në skuadrën e parë gjermanin dhe ky është një vendim që ai kërkon ta quajë profesional, por edhe human.
“Duke parë mënyrën profesionale me të cilën Bastian është duke punuar me përgatitësin atletik, mendojmë se është një vendim human dhe profesional që ai të rikthehet në skuadrën e parë. Në rast se ai do të marrë një vendim për të lënë skuadrën, ai do të jetë gati që të luajë në çdo moment. Por në rast se ai vendos të qëndrojë, është një zgjedhje më shumë”, u shpreh Murinjo.