Një ftesë kundër policisë, do futen në lojë edhe “armiqtë”  Gashi e Kaçe

Po mbijnë njëri pas tjetrit futbollistët e Kombëtares, dhe i fundit kapiteni Agolli, që ka shpjeguar më me politesë se humbja me izraelitët i përket më shumë policisë, se Shqipërisë së Hansit me shokë. Edhe pse ka kureshtje dhe padurim, nuk besohet se do ta dalë edhe “mbreti” për t’i futur thikën policisë, e cila  “vrau” lojtarin e 12-të, atë që është kapiteni kur dorëzohet ekipi, ose kur “shqiponjat” fluturojnë me hile.. Thonë, ndofta mund të jetë edhe disi e zbukuruar, se të gjithë futbollistët që kanë luajtur në kohën e De Biazit, kanë marrë një “ftesë” për të futur në debatin e ndezur popullor me kodin: fajin e ka policia që humbëm me Izrealin.

Duket e pabesueshme, por “ftesa” për të krijuar alibi për dorëzimin apo dhurimin e ndeshjes së fundit, ka mbërritur edhe tek Shkëlzen Gashi dhe tek Ergys Kaçe, dy të përjashtuarit e trajnerit italian. Po këta, nuk ishin kurrkund? Ai që e do Kombëtaren dhe  presidentin, në një moment kaq tragjik, duhet t’i flakë mëritë dhe të pranojë të vërtetën: “policët” që zbritën në fushë e humbën ndeshjen!

Sfidanti.al