Sot, meqenëse është dita ndërkombëtare e filozofisë, revista France Football ka përzgjedhur edhe 10 nga perlat e thëna të futbollistëve ndër vite dhe nuk kishte se si të mos e hapte këtë “Top 10”, një francez si…
Enrik Kantona: “Unë nuk luaj kundër një skuadre në veçanti, unë luaj për t’u ndeshur me idenë e humbjes”.
Xhorxh Best: “Kam shpenzuar një pjesë të mirë të parave për alkool, femra dhe makina të shpejta, të tjerat thjeshtë i kam harxhuar. Kur luaja në SHBA banoja në një shtëpi pranë detit, por nuk munda asnjëherë të notoja… gjatë rrugës ishte një bar”.
Luis Fernandez: “E rëndësishme është të mos jenë të dytët e vetes së tyre”, shprehje që inspiroi mënyrën e lojës së Barcelonës.
Johan Kujf: “Kualiteti pa rezultate është i pavlerë, ndërsa rezultatet pa kualitete janë të mërzitshme”.
Diego Armando Maradona: “Të arrish në zonë dhe të mos godasësh portën, është njëlloj si të vallzosh me motrën”.
Rajmond Domenek… Ish-trajneri i Francës i thërriste lojtarët sipas shenjave të zodiakut? Ai siguronte se kjo nuk ishte bestytni dhe pyetjes së gazetarëve iu përgjigj: “Largon fatin e keq”.
Dominik Rosheto nuk është ndonjë figurë shumë e njohur, por gjithnjë ka ndihmuar dikë që ka pasur nevojë. Fraza e tij kult është: “Dhuna është një formë e dobësisë”.
Geri Lineker: “Futbolli është një lojë e thjeshtë: 22 futbollistë që vrapojnë pas një topi për 90 minuta dhe në fund fitojnë gjermanët”.
Zlatan Ibrahimoviç nuk është asnjëherë banal. Në karierën e tij ka pasur trajner Murinjon, por edhe Guardiolën dhe me një shprehje është munduar të spjegojë ndryshimin: “Murinjo është e kundërta e Guardiolës. Kur Murinjo kërkon të hap dritaren, Guardiola dëshiron të tërheqë perdet”.
Hauard Uillkinson (ish-trajner në Premier League): “Vazhdoj të besoj vendosmërisht, se nëse ju shënoni një gol, skuadra tjetër duhet të shënojë dy për të fituar”.