Një dorë në xhepin e De Biazit: ja formacioni i ndeshjes!

De Biasi nuk ka mundur që ta mbajë të fshehtë formacionin për ndeshjen e sotme. Ai ka ‘skicuar” në një leter të vogël 11-shen që do të rreshtojë sonte në mbrëmje në fushën e lojës, por kjo letër më pas është bërë publike nga “Procesi sportiv” në facebook.
Në portë është Etrit Berisha, ndërsa para tij gjenden Elseid Hysaj ,Mergim Mavraj, Berat Gjimshiti dhe Ansi Agolli.

Mesfusha përbëhet nga Ledian Memushajt, Burim Kukeli dhe Taulant Xhaka , ndërkohë që Llullaku do të mbështesë Balajn-n të vetëm në sulm.