Një mallkim me fanelën e nacionales për Mauro Ikardin, i grumbulluar vetëm një herë në të largëtin 2013-të, me rastin e ndeshjes Uruguaji-Argjentina 3-2, ku vetetm 7 minuta në fushë ishin shkatërruese. Pas humbjes turpëruese, një ditë më parë me Brazilin, tifozët argjnetinas janë lodhur duke pyetur:
Si ka mundësi që preferohet një sulmues si Prato, kurse Ikardi, një djalosh i fortë para portës, që shënon gol në çdo 4,3 gjuajtje, dhe që është golashënues në Serinë A, injorohet nga trajneri Bauza. Debati është i hapur për Ikardin dhe trajneri Bauza i ka të humbura gjithë duelet e mundshëm me të. Përse gjithë kjo kokëfotrësi me Higuain, kur ai lëshon vetëm hije në fushë?
Nuk mjaftojnë tifozët e Argjentinës, është një zë i njohur shumë në Spanjë, gazeta “Marca” që shkruan me këtë rast: “ Zoti Bauza, trajner i Argjentinës, nëse nuk e ke numrin e celularit të Ikardit, atëhere telefono Zanetin ose Vanda Naren, gruan e tij. Nëse nuk përgjigjen, provo të marrësh zyrën e shtypit të Interit. Dhe nëse prapë nuk gjen përgjigje, atëhere telefono gazetën “Marca” për të të dhënë numrin e Ikardit…”