Një çmim i rëndësishëm i fituar nga Shkëlzen Gashi në kampionatin amerikan të futbollit. Një nga golat e tij u shpall si më i bukuri i sezonit të rregullt në ligën profesioniste dhe sulmuesi i kombëtares shqiptare la pas emra të mëdhenj si Stiven Xherrard apo Didie Drogba.
Goli që u cilësua si më i bukuri në Amerikë u shënua nga Gashi në shtator, në ndeshjen mes Kolorados dhe Vankuverit. Vlerësimi ishte maksimal për goditjen e dënimit të shqiptarit të Kosovës, që nuk i la shteg portierit të kanadezëve.
Gashi u përfshi disa herë në formacionin e javës në ligën amerikane, si dhe u shpall lojtari më i mirë i Kolorados nga tifozët e skuadrës së tij. Po ashtu, ai ishte shënuesi më i mirë i ekipit me 10 gola.
B. Kuka