Të gjithë kanë mbetur të befasuar me masat e jashtëzakonshme të marra nga policia në prag të ndeshjes me Izraelit, por duket se kjo kombëtare është mësuar tashmë me të tilla situata.
Në pamundësi për të zbritur në terrene sportive, futbollistët e kësaj kombëtareje kanë kryer ushtrime në katin e 23 të hotelit ku ishin të akomoduar në Tiranë – thekson Top chanel.
Fotoja me futbollistët duke u stërvitur është publikuar nga Federata e Futbollit të Izraelit në “Facebook”. “Kjo është stërvitja e mbajtur më lart se asnjëherë tjetër. Kati 23, Tirana, me një pamje mahnitëse dhe shi”, shkruan federata izraelite