Akoma nuk ka ikur Xherard Pike. Qysh nga momenti që mbrojtësi qëndror i Barcelonës ka deklaruar largimin e tij nga ekipi nacional pas Kupës së Botës në Rusi, shumë telefonata dhe këshillime kanë tentuar t’i prishin mëndjen. Mund të thuhet se takimet me stafin teknik të Spanjës kanë qënë konstante, ngaqë edhe trajneri Lopetegu e konsideron shumëtë rëndësishëm në skemën e tij.
Çfarë ka ndodhur me Pike, që nuk ndryshon mendim? Vendimi i tij nuk është rezultat i një momenti kapriçio, apo një ndikim special i gruas së tij Shakira, sepse do të ishte gabim të gjykoje me këtë stil. Janë thënë shumë gjëra anektodike për Piken, disa nuk kanë kursyer vërshëllimat, dhe të tjerë që mendojnë se “truri i lojës nuk punon si më parë”, që nuk janë pak për të thënë “jo”. Edhe ish-trajneri Del Boske, trajneri-babë i kampionëve, është i mendimit se Zherard është i zoti për të gjetur momentin.