Loja e mirë nuk të jep pikë, kombëtarja bie në FIFA pas Turqisë e Moldavisë!

Kombëtarja shqiptare ka humbur një pozicion në renditjen botërore të FIFA-s, pas publikimit të klasifikimit të muajit tetor. Skuadra e drejtuar nga trajneri Edi Reja zbriti në vendin e 65-të në botë, pas ndeshjeve ndaj Turqisë dhe Moldavisë në eleminatoret e Europianit.

Kombëtarja u mund në Stamboll, pavarësisht lojës së mirë, ndërsa në Moldavi zhvilloi një ndeshje të madhe duke fituar 4-0. E gjitha kjo nuk ndikoi për mirë, ndoshta për shkak të ngjitjes së kombëtareve të tjera. Vendi i 65-të është pozicioni më i keq i Shqipërisë në 2019, dhe gjatë këtij viti ka zbritur me 5 shkallë.

Në të kundërt, Kosova vazhdon ngjitjen dhe fitoi 5 vende në renditjen e tetorit. Ajo është tani e 114-ta në botë, pas fitores 2-0 ndaj Malit të zi në Prishtinë. Renditjen botërore e kryeson Belgjika, e ndjekur nga Franca dhe Brazili.

Sfidanti.al