Gjermania në fillim të konkurrimit të ri, Ligës së Kombeve, barazoi ne Francën në Mynih, ndërkohë që gjatë këtij muaji do të ndeshet me Holandën, ndërsa më pas edhe një herë tjetër me ekipin aktual kampion të botës. Në tabelën e Grupit 1 të Ligës në fjalë, kryeson Franca me katër pikë, Gjermania ka një pikë dhe Holanda asnjë pikë.
Ndeshja Holandë-Gjermani do të zhvillohet më 13 tetor (ora 20:45) në arenën “Johan Krojf” të Amsterdamit, ndërsa tri më vonë në stadiumin “Stad dë Frans” do të vihen përballë njera-tjetrën Franca dhe Gjermania.
Trajneri i përfaqësueses gjermane, Joakim Lëv, njoftoi listën prej 23 lojtarësh, te të cilët ai do të mbështetet për dy ndeshjet e ardhshme:
Portierë: Manuel Nojer, Mark Andre ter Shtegen, Kevin Trap
Mbrojtës: Xherom Boateng, Matias Gynter, Jonas Hektor, Mats Humels, Tilo Kerer, Antonio Rudiger, Niko Shule, Niklas Zule
Mesfushorë: Julian Brand, Julian Draksler, Leon Gorecka, Kai Haverc, Xhoshua Kimih, Toni Kros, Marko Rojs, Sebastian Rudi, Leroj Sane
Sulmues: Tomas Myler, Mark Ut, Timo Verner.