Besart Berisha..një tjetër dhuratë e çmuar për Kosovën pas Rashicës

Besart Berisha vijon formën e mirë në kampionatin Australian, pasi ka shënuar 3 gola në ndeshjen që skuadra e tij, Melburne Victory ka fituar 6-1 ndaj Ëellington Phoenix.

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi dy herë nga pika e bardhë, në minutat 20 e 22, ndërsa në pjesën e dytë dha një asist dhe shënoi edhe një gol në minutën e 82-të, duke kurorëzuar një mbrëmje fantastike.
Pasi nuk erdhi me Shqipërinë, Berisha pritet që shumë shpejt t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës në ndeshjet eliminatore për Botërorin “Rusia 2018”.