Nese do te flisnim per nje normalitet pa kondicionim, do te thoja se pas cdo veprimi, vjen nje kunderveprim. Pas cdo reagimi, qendron llogjika ose e kunderta. Pas cdo kuinte jane ata, aktoret. Pas cdo rezultati ne fushe, normalisht qendrojne, sakrifica, pasioni, puna ne grup, fryma e ekipit, trajnere, staf etj.etj. Eshte folur dhe perfolur per neperkembjen e institucionit te trajnerit. Eshte folur dhe perfolur per fiksime rezultati ne loje. Eshte folur, perfolurur, bertitur deri ne çjerrje fyti dhe …. dhe jemi duke pritur te ndodhe mrekullia. Jemi ne prag te mbylljes se kampionatit. Shefat e medhenj po bejne gati valixhet per në Cardiff. Thuhet se kane hapur bllokun duke lene amanetet para hipjes se avionit te finales se kampioneve. Kjo pritje pasive, kjo feste permbyllese eshte toksike, eshte gati-gati paradoksi i shtirjes. E gjithe kjo gjendje eshte kaq groteske, sa te vjen keq per cdo gje.
Me cilen fytyre do shohe shpura e majmur futbollin e Europes. Ç’ shije do ju lere loja e paster. A thua se ketu cdo gje rrjedh natyrshem, a thua se ketu ne kete vend luhet futboll qe te le pa fryme, a thua se ketu u mbyll kapitulli per pak. Megjithe hallet qe kane, shefat nuk i leshojne nga duart telat e marionetave, i kane si atavizma natyrale, i levizin dhe i komandojne edhe per se largu. Kur ndahesh nga djali plangprishes, bashkimi eshte lufte nervash, bashkimi eshte gati llogjike ose llogari, por kur pajtohesh me djalin fajtor dhe kokeulur, bashkimi eshte bindje deri ne mohim. Thuhet se i yti mishin ta ha, por kocken ta ruan. Por, kjo vlen per ata qe kane kocka dhe gjak, nerv dhe krenari, nuk vlen per ata qe puthin cdo dore qe ju zgjatet. Ne kete mbyllje sezoni po hidhen bastet e fundit, zaret jane duke u rrokullisur nga duar tinzare, quo vadis futbolli im?
Ben Kulla