Poçetino: Mos dëgjoni “gojët e liga”! Nuk iki nga Totenhemi!

Maurisio Poçetino është një nga trajnerët më të vlerësuar në Europë për momentin. Njeriu gjithashtu i shkollës argjentinase pëlqehet nga klube të rëndësishëm (ndër të cilët Interi), por këmbëngul se zërat e përhapur janë pa bazë. “E di se ka shumë zhurmë për të ardhmen time, – u shpreh ai për mediat britanike, – por, unë nuk kam asnjë arsye që të largohem. Do të jem këtu që nga dita e parë e fazës përgatitore të sezonit të ardhshëm”.

Nën drejtimin e Poçetinos, Totenhemi arriti derisa sa të konkurronte për titull me Çelsin, ndërsa është i sigurt se do të jetë në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm. Këto janë arsye të forta për të mos u larguar, por gjithsesi në Itali thonë se trajneri ka një klauzolë shitjeje në kontratë me vlerë 4.2 milionë stërlina (afërsisht 5 milionë euro) dhe se drejtori sportiv i Interit, Auzilio, po mendon ta aktivizojë. “Nuk ka klauzolë në kontratë për mua, – pohoi trajneri, – mos u shqetësoni. Po ashtu, nuk do të largohet asnjë nga lojtarët që ne nuk duam që të largohet”.

Sfidanti.al