Interi shkon në Spanjë, Zaneti takohet me Simeonen!

Sipas mediave italiane, dëshira e parë e zikaltërve është për Antonio Konten. Gjithsesi, përtej asaj që duket ka zhvillime të tjera dhe jaë po mediat në Itali që japin raportime të tjera. Interi ka udhëtuar për në Spanjë për të takuar një emër të njohur. Havier Zaneti duket se ka pasur bisedime me Diego Pablo Simeonen. Nuk jepen hollësi se çfarë është folur mes tyre dhe nëse argjentinasi do të pranojë të largohet nga Atletiko, por theksohet se Interi e pëlqen Simeonen, pasi i duhet një trajner i fortë dhe me përvojë ndërkombëtare.

Simeone ka kontratë me Atletikon deri në 2018, dhe ende nuk është bërë gjë për rinovimin. Flitet se “El Çolo” ka kërkuar nga klubi më shumë investim për të pasur një skuadër më të fortë edicionin e ardhshëm, ndryshe edhe mund të largohet. Nga Atletiko mund të ikin në verë edhe Grizman apo Oblak, ndërsa për Simeonen flitet se interesohet shumë edhe Paris SG, ndaj edhe Interi dëshiron t’i dalë të keqes përpara.

Sfidanti.al