Ka kaluar më shumë se një dekadë që ndodh kjo gjë. Vllaznia merr pjesë dy sezone radhazi në kupat europiane, për herë të parë që nga vitet 2008-2010, dhe drejtuesit e klubit duan që të kenë sukses. Verën e kaluar shkodranët u kthyen në kontinent pas një mungese prej 10 vitesh, dhe kalimi i turit me Shiroki Brijegun si dhe shanset e shpërdoruara me AEL-in e Limasolit i bëjnë që të përgatiten më fort. Fituesit e Kupës së Shqipërisë kanë vendosur që fazën përgatitore ta vazhdojnë në Austri, duke nisur nga 29 qershori, deri në 13 korrik. Flitet për dy javë, gjatë të cilave ekipi i trajnerit Mirel Josa do të ketë mundësi të zhvillojë edhe 3 ndeshje miqësore. Shpenzimi pritet i madh, pasi në kompleksin stërvitor 30 km nga Vjena, kostot shkojnë deri në 100 euro në ditë për çdo lojtar, gjithsesi suksesi në Europë justifikon gjithçka.
Vllaznia do të luajë në turin e dytë të Ligës së Konferencës me Universitatean e Krajovës së Rumanisë, me ndeshjen e parë në 21 korrik. Në ekip ka ardhur Lorik Boshnjaku nga Prishtina, Dajan Shehi dhe Kaina Nunjes, pritet sulmuesi Kristjan Vulaj nga Tuzi si dhe janë rinovuar kontratat me Fjoart Jonuzin dhe Esin Hakajn. Rejan Alivoda kapiteni 19-vjeçar i ekipit të të rinjve, kontratë 3-vjeçare me të drejtë për ta zgjatur edhe 2 vjet të tjera. Të larguarit po ashtu janë të shumtë si Krymi, Da Silva, Fangaj, Adili, Dianje apo Mustendanagiç. Trajneri Josa po punon duke pasur në krah në stafin teknik emra të shquar të futbollit shkodranj si Vioresin Sinani dhe Auron Miloti, të cilët janë afruar këtë verë nga klubi.
Sfidanti.al