Kajri Irvingu është një “zog shtegtar”, pritet të ikë nga Bruklini!

Është padyshim një nga talentet më të mëdhenj të basketbollit sot, por ndoshta kërkon diçka që sikur nuk mundet që ta arrijë. Kajri Irving dëshiron të provojë një aventurë të re në NBA, pas atyre me Klivlendin dhe Bruklinin. Flitet për një kontratë të tij me Los Anxhelos Lejkërsat ose me Nju Jork Niksat. Tek Lejkërsat, ai mund të bashkohet me Lebron Xhejmsin, me të cilin fitoi titullin në 2016 te Klivlendi. Me Bruklinin, Irvingu luajti mirë, por nuk arriti dot tek titulli apo as edhe tek finalet, ndërsa pati probleme sepse nuk deshi të vaksinohej ndaj koronavirusit dhe nuk luajti thuajse fare në Nju Jork.

Sfidanti.al