Historia lidhur me mesfushorin kuqezi po merr fund dhe nënshkrimi i kontratës është fare pranë. Mediat italiane njoftojnë se Kristjan Asllani do të kalojë këtë javë vizitën mjekësore tek Interi, ashtu siç do të bëjë edhe sulmuesi nga Armenia, Henrik Mkitarian. Të dy futbollistët janë marrë vesh me zikaltërit dhe po ashtu nuk ka pengesa të tjera për t’u bashkuar me Simone Inzagin. Ndërkaq, tifozët e Interit presin edhe Romelu Lukakun e Paulo Dibalën, dy përforcime të mëdha për ekipin milanez, që dëshiron të kthehet tek titulli në Serinë A.
Sfidanti.al