Avioni privat i Nejmarit bën ulje të detyrueshme në Brazil

Nuk dihet nëse ylli brazilian ishte aty brenda, por cilido që të ketë qenë, frika e provuar padyshim që ka qenë e madhe. Avioni privat i Nejmarit u detyrua të bënte një ulje urgjence në Brazil, për shkak mesa duket të një problemi teknik. Nuk kishin kaluar veçse pak orë që kur Nejmari kishte botuar një foto nga aeroporti në Barbados nga ku u nis aeroplani. Për fat, lajmet janë që nuk pati probleme me njerëzit në bordin e mjetit fluturues, që zbriti me detyrim në një pistë në Brazilin verior.

Sfidanti.al